Janë arrestuar pesë të mitur në Junik nën dyshimin se kanë kryer veprën penale vjedhje e rëndë.
Sipas policisë ata kanë hyrë me forcë në një objekt dhe nga aty kanë marrë biçikleta dhe helmeta mbrojtëse.
Biçikletat janë konfiskuar dhe i janë kthyer personit përgjegjës të objektit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit për të mitur dhe me udhëzim të prokurorit të dyshuarit janë liruar.
“Junik / 25.05.2024 – 11:00. Më datë 25.05.2024 ka ndodhur një vjedhje në një objekt, ku të dyshuarit kanë hapur me forcë dritaren e objektit dhe nga aty kanë vjedhur disa biçikleta dhe helmeta mbrojtëse të kokës. Pas një pune operativo hetimore janë identifikuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, të moshës se mitur të cilët janë intervistuar në prezencën e avokatëve dhe prindërve. Biçikletat janë konfiskuar dhe i janë kthyer personit përgjegjës të objektit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit për të mitur dhe me udhëzim të prokurorit të dyshuarit janë liruar”, thuhet në njoftim.