Fjalë Kyçe

Arrestohen shtatë persona në Deçan, të dyshuar për armëmbajtje pa leje

Arrestohen shtatë persona në Deçan, të dyshuar për armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës, gjegjësisht Stacioni Policor në Deçan, gjatë javës, në katër raste dhe operacione të ndara, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë dhe gjykatën kompetente ka sekuestruar tetë armë të ndryshme ilegale dhe municion.

Lidhur me këto raste janë arrestuar shtatë persona, të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorisë.

Armët dhe municioni i sekuestruar janë si në vijim: një pistoletë e llojit ‘XDM’ kal 9 mm, dy karikatorë dhe njëzet e dy (22) fishekë të të njëjtit kalibër, një pistoletë ‘EKOL’ kalibri 9 mm, dhe tetë fishekë, një pushkë automatike ‘AK-47’, dhe dy karikatorë, tri pushkë gjysmë automatike të llojit ‘SKS’, një pistoletë ‘HS’ kalibri 9×19 mm, dy karikatorë dhe 25 fishekë përkatës, një pistoletë e llojit ‘Sig Sauer’, 10 fishekë kal. 9x19mm dhe dy karikatorë