Fjalë Kyçe

Arrestohen tre persona, dyshohet që rrëmbyen një vajzë të re – policia jep detaje

Arrestohen tre persona, dyshohet që rrëmbyen një vajzë të re – policia jep detaje

Tre persona janë arrestuar mbrëmjen e sotme në Prishtinë pasi që dyshohet se kanë rrëmbyer një femër në Lipjan.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

Hoxha ka thënë se menjëherë pas pranimit të informatës kanë arritur që ta identifikojnë veturën të cilën pastaj e kanë ndaluar në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë.

Hoxha thotë se tre personat e dyshuar dhe vajza e re janë shoqëruar në polici për verifikime të mëtejshme.

“Policia ka pranuar informatën se dyshohet që një person (femër) është rrëmbyer në Lipjan dhe të dyshuarit kanë lëvizur me një veturë në drejtim të Prishtinës. Njësitet policore, konkretisht ato për reagim të shpejt të rajonit të Prishtinës, mënjeherë pas pranimit të kësaj informate kanë arrit që ta identifikojnë dhe para pak qastesh në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë e kanë ndaluar veturën e dyshimtë, me ç’rast tre persona të dyshuar dhe një femër e moshës së re është shoqëruar në Polici për verifikime të mëtejme dhe sqarim nëse bëhet fjalë për ndonjë veprim të kundërligjshëm”.

Hoxha mes tjerash tregoi se është njoftuar edhe stacioni policor në Lipjan të cilët do të asistojnë në trajtimin dhe sqarimin e rrethanave të mëtejme lidhur me rastin.