Fjalë Kyçe

Arrestohen tre persona në Prizren, lëshonin teste COVID të falsifikuara për mërgimtarët

Arrestohen tre persona në Prizren, lëshonin teste COVID të falsifikuara për mërgimtarët

Policia e Kosovës në dy raste të ndara të martën ka arrestuar tre persona të dyshuar për falsifikim të testeve COVID.

Sipas policisë, ata dyshohet se kanë lëshuar teste negative të falsifikuara për COVID-19 për mërgimtarët.

Me urdhër të prokurorit të tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin e bazuar se i njëjti në një agjension turistik ishte duke lëshuar teste PCR Covid-19 të falsifikuara (negative) për qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës. Gjatë kontrollit janë konfiskuar katër shtëpiza kompjuteri, një telefon mobil dhe gjashtë teste PCR të dyshuara për falsifikim. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Në rastin e dytë të arrestuar janë një femër dhe një mashkull.

“Janë arrestuar një femër dhe një mashkull kosovarë nën dyshimin e bazuar se të njëjtit në agjensionin turistik ishin duke lëshuar teste PCR Covid-19 të falsifikuara (negative) për qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës. Gjatë kontrollit janë konfiskuar pesë shtëpiza kompjuteri, tre telefona mobil dhe katër teste PCR të dyshuara për falsifikim. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.