Fjalë Kyçe

Arrestohen tre persona pasi vodhën 100 mijë maska mbrojtëse

Arrestohen tre persona pasi vodhën 100 mijë maska mbrojtëse

Tre meshkuj të dyshuar për vjedhjen e 100 mijë maskave sanitare në kulmin e krizës së pandemisë janë arrestuar në Ukrainë kanë njoftuar autoritetet e vendit.

Në fund të javës së kaluar hajna kanë sulmuar disa shitës së maskave dhe i vodhën mallin e tyre, thuhet në njoftimin e prokurorisë së përgjithshme të Ukrainës.

Sa herë që shitësit takoheshin për shitjen e mallit shëndetësor ata ndërpriteshin nga një grup burrash që shtireshin si pjesëtarë të autoriteteve të rendit dhe i urdhëronin të shtriheshin për tokë pastaj ju merrnin mallin.

Të dyshuarit janë të moshës 26 deri 42 vjeç dhe mund të dënohen deri në dhjetë vite burg. Vlera e mallit të vjedhur ishte vlerësuar të jetë rreth 44 mijë euro.

Maskat janë rralluar në Ukrainë që ka vendosur masa drakonike për të parandaluar epideminë e COVID-19. Momentalisht raportohet se është e pamundur të gjenden as në barnatore, ndërsa çmimi është shumëfishuar në disa shitore.

Sipas njoftimeve zyrtare në Ukrainë janë vetëm 7 raste me koronavirusi dhe është regjistruar vetëm një vdekje.