Fjalë Kyçe

Arrestohen tre persona për sulmin fizik ndaj policëve në Mitrovicë

Arrestohen tre persona për sulmin fizik ndaj policëve në Mitrovicë

Dy zyrtarë policorë kanë pranuar tretman mjekësorë si pasojë e sulmit fizik të cilëve iu kanë bërë disa qytetarë ndërsa ata po kryenin detyrën e tyre tek rrethi kryesor në Mitrovicë.

Lidhur me këtë rast, Zyrtari për informim për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti, ka thënë se Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar, dy prej të cilëve janë ndaluar në procedura ligjore.

”Vepra është cilësuar sulm apo pengim i personit zyrtar”.

Shkak për gjithë këtë përplasje fizike qe një kontekt i kundërvajtjes ndaj ngasësit të një veture.