Fjalë Kyçe

Arrestohen tre persona që grabitën një pompë benzine me kallashnikov

Arrestohen tre persona që grabitën një pompë benzine me kallashnikov

Policia Rajonale e Pejës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona, meqenëse të njejtit dyshohet se kanë grabitur një pompë dervatesh me kallashnikov.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se fillimisht është identifikuar vetura e cila dyshohet se është përdorur në rast.

“Sipas viktimës tre (3) persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në lokalin e tij dhe nёn kёrcenimin e armёs kanë grabitur të holla (pazarin ditor). Gjatë hetimeve intensive të zhvilluara nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, fillimisht e kanё identifikuar veturën e cila dyshohet se është përdorur në rast dhe me datën 19.10.2020”, thuhet në komunikatë.

Të arrestuar janë: · Z. V. lindur me 2001, D. K. lindur me 2001 dhe B. P. lindur me 1990.

“Tek personat e dyshuar ёshtё gjetur dhe është konfiskuar arma e cila dyshohet se ёshtё përdorur në rast e tipit: AK 47, dy (2) karikatorë dhe katёrmbёdhjetё (14) fishekё cal. 7.62mm”, thuhet në komunikatën e Policisë.