Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar, pasi kishin rrahur me mjete të forta familjarin e tyre.
Tre të dyshuar janë arrestuar, pasi pas një mosmarrëveshje kanë rrahur dhe goditë me mjete të forta familjarin e tyre, i cili ende nuk është takuar nga policia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
Nga njëri prej të dyshuarve janë konfiskuar dy sëpata të cilat dyshohet se i shin përdorë në rast dhe një veturë.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptar të cilët pas një mosmarrëveshje kanë rrahur dhe goditë me mjete të forta familjarin e tyre viktimën mashkull K/Shqiptar i cili ende nuk është takuar nga policia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Nga njëri prej të dyshuarve janë konfiskuar dy sëpata të cilat dyshohet se i shin përdorë në rast dhe një veturë. Tre të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njësitet policore janë duke e hetuar rastin”, thuhet në njoftim.