Fjalë Kyçe

Arrestohen tre persona, rrahën gratë e tyre

Arrestohen tre persona, rrahën gratë e tyre

Gjatë 24 orëve të fundit policia raporton për dhunën në familje ku viktima janë gratë.

Gjatë së dielës prishtinasi ushtroi dhunë fizike e psikike ndaj gruas së tij. Për çka policia e arrestoi të dyshuarin duke e dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Viktima f/k ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari m/k ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.

Edhe në Istog një grua ishte viktimë e dhunës. Ajo u sulmua nga bashkëshorti i saj, nga të cilat lëndime ajo mori edhe tretman mjekësor. Ndërkaq me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën f/k. Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe është liruar. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kurse në Gjakovë, është arrestuar një person pasi që nën ndikim të alkoolit ka sulmuar dy femra.

“Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht dy viktimat f/k. Të lënduarat kanë marrë tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.