Policia italiane i ka vënë prangat tre shqiptarëve, të cilëve iu gjet një sasi e madhe lënde narkotike: tre kilogramë heroinë të fshehura në një makinë.
Tre shqiptarët, të cilët po udhëtonin me një makinë, u panë duke lëvizur përgjatë rrugës shtetërore 106 Jonica me shpejtësi të madhe në zonën e Crotone.
Disa patrulla policie në detyrë në zonë janë nisur menjëherë në ndjekje të mjetit i cili ka vazhduar deri në hyrjen veriore të qytetit, ku agjentët kanë mundur të ndalojnë makinën dhe të kontrollojnë pasagjerët, përcjell tch.
Tre shtetasit shqiptarë, të bllokuar, u kontrolluan dhe iu gjetën 3 kilogramë heroinë të ndarë në doza të vogla.
Më pas ata u shpallën të arrestuar dhe më pas u dërguan në burgun Catanzaro.