Fjalë Kyçe

Arrestohet 15-vjeçari që dyshohet se kreu vrasjen sot në Prishtinë

Arrestohet 15-vjeçari që dyshohet se kreu vrasjen sot në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se për rastin e vrasjes së 14 vjeçarit me thikë, është dorëzuar në Polici i dyshuari E.V.

Në komunikatën e Policisë thuhet se 15-vjeçari është në masën e arrestit policor.

Po ashtu, të njëjtit i është sekuestruar thika, që dyshohet se është përdorur në rast.

Komunikata e Policisë:

Pas një pune të vazhdueshme hetimore, policia ka arritë që të identifikoj personin e dyshuar lidhur me vrasjen që ka ndodhë sot në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.

Personi i dyshuar E.V, mashkull 15 vjeç, është dorzuar në polici dhe i njëjti është në masën e arrestit policor.

Personit të dyshuar i është sekuestruar një armë e ftohtë thikë, që dyshohet të jetë përdorur në rast.

Në prezencë të avokatit të personit të dyshuar, në koordinim me prokurorin e shtetit si dhe zyrtarët e Qendrës për punë sociale, hetuesit ndaj tij kanë filluar procedurat e nevojshme policore.

Vritet një person në Prishtinë

Prishtinë, 01 mars 2022 – Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një rast vrasje, në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore.

Bazuar në të dhënat fillestare,dyshohet se personi ka marrë lëndime të rënda nga një mjet i mprehët (thikë) dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e mjekësisë Familjare (QMF), ku dhe është konstatuar vdekja e tij.

Vdekjen e viktimës R.H. mashkull 14 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QMF.

Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin