Fjalë Kyçe

Arrestohet 24 vjeçari, iu shiste drogë adoleshentëve dhe studentëve

Arrestohet 24 vjeçari, iu shiste drogë adoleshentëve dhe studentëve

Shpërndante ekstazi nëpër shkolla dhe pranë Universitetit, arrestohet në Shkodër, poseduesi i lëndëve narkotike.

Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit të koduar “Pedonalja”, ku raportohet se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 990 tableta ekstazi.

Bazuar mbi provat e grumbulluara gjatë hetimit 3 – mujor me metoda speciale, si rezultat i të cilave rezultoi se 24 – vjeçari kishte aktivitet kriminal në drejtim të shitjes dhe prodhimit të narkotikëve, Strukturat e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, zhvilluan dhe finalizuan me sukses operacionin policor “Pedonalja”.

Si rezultat i operacionit, në lagjen “Kongresi i Përmetit” Shkodër, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit M. K., 24 vjeç, banues në Shkodër, ku gjatë kontrollit Policia i gjeti një sasi prej 310 copë tableta të dyshuara si lëndë narkotike “ekstazi”, të cilat po i shpërndante.

Në vijim të kontrollit, në një banesë që ky shtetas e mbante me qira, Policia gjeti edhe 11 qese farmaceutike me një total prej 680 copë tableta, të dyshuara si lëndë narkotike të llojit “ekstazi”.

Gjatë operacionit u gjetën dhe u sekuestruan gjithsej 990 tableta lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Ekstazi”.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.