Policia në Pejë ka arrestuar një person të dyshuar për veprat penale “mashtrim” dhe “dhënie e ndihmës në kryerje të veprës penale”.
Më herët policia ka arrestuar persona të tjerë të dyshuar për veprat e lartcekura dhe sot pas një pune intensive operativo-hetimore, hetuesit e Stacionit Policor në Pejë, kanë arritur të arrestojnë edhe një person të dyshuar i cili ishte në kërkim policor.I dyshuari B.B., i lindur më 1991, dyshohet se kishte arritur të kryej veprat duke mashtruar viktimat me identitet të rrejshëm.
I njëjti ishte i kërkuar edhe për katër vepra nga Gjykata Themelore e Pejës dega në Klinë dhe Gjykata Themelore në Gjakovë.Me aktvendim te Prokurorit të shtetit të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit prej 48- orësh.