Fjalë Kyçe

Arrestohet 50 vjeçari në Shtërpcë, sulmoi seksualisht një 25 vjeçare

Arrestohet 50 vjeçari në Shtërpcë, sulmoi seksualisht një 25 vjeçare

Një 50 vjeçar është arrestuar në Shtëpcë pasi ka sulmuar seksualisht një 25 vjeçare.

Policia njofton përmes një komunikate për media, se i dyshuari të enjten rreth orës 09:00 në fshatin Gotovushë kishte ndaluar automjetin e tij dhe kishte marr viktimën J.V, e moshës 25 vjeçare, të cilën gjatë rrugës e kishte sulmuar seksualisht.

“Në lidhje me këtë, policia e rendit fillimisht, ka marr veprimet e nevojshme dhe ka identifikuar personin e dyshuar A.H ( M/K) i moshës 50 vjeçar dhe vendin e ndodhjes së tij, e më pas e ka shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë dhe në rast janë kyçur Sektori Rajonal i Hetimeve. I njëjti, dyshohet se të njëjtën ditë rreth orës 09:00 në fshatin Gotovushë kishte ndaluar automjetin e tij dhe kishte marr viktimën J.V ( F/K) e moshës 25 vjeçare, të cilën gjatë rrugës e kishte sulmuar seksualisht”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit të hetuesve rajonal , në prezencë edhe të avokatit mbrojtës , me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore , ndërsa rasti është cilësuar “Sulm seksual”,