Fjalë Kyçe

Arrestohet babai i Lionel Messi

Arrestohet babai i Lionel Messi

Një biçiklist u dërgua në spital pasi mbeti pa vetëdije nga një aksident trafiku me babanë e Lionel Messit, Jorgen, i cili po e voziste një BMW në qytetin argjentinas, Rosario.

Babai i Lionel Messit, Jorge, është arrestuar pas këtij aksidenti në trafik me biçiklistin 24-vjeçar në Rosario të Argjentinës.

I lënduari u dërgua menjëherë në spital me ambulancë, ndërsa Jorge u shoqërua deri në stacionin policor, ku u kontrolluan të gjitha dokumentet e tij. Ai besohet se i ishte nënshtruar edhe disa testeve për substanca të palejueshme.

Aksidenti ndodhi dje rreth orës 20:00. Dëshmitarët në këtë ngjarje kanë thënë se biçikletari kishte mbetur pa vetëdije. Megjithatë, lëndimet e tij nuk janë serioze.

Ky incident nuk pritet të vazhdojë me proces gjyqësor dhe ende nuk dihet se cili nga të aksidentuarit ishte fajtor.

As ylli i Barcelonës e as babai i tij nuk e kanë komentuar ende këtë incident.

Në vitin 2016, Jorge ishte shpallur fajtor nga një gjykatë spanjolle për evazion fiskal, bashkë me djalin e tij. Dënimet e tyre me burg u zvogëluan në gjobitje.