Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan, me dyshimin se ka tentuar ta martojë me dhunë një grua me shtetësi të huaj.
Sipas Policisë, i dyshuari është arrestuar të hënën rreth orës 21:00, ndërsa i është konfiskuar edhe një revole me tre fishekë të kalibrit 9 mm. Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “trafikim me njerëz”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka tentuar që pa dëshirën e saj ta marton viktimën femër kosovare me shtetësi të huaj. Viktima është dërguar në strehimore. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole me tre fishekë të kalibrit 9 mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.