Fjalë Kyçe

Arrestohet Dardan Molliqaj

Arrestohet Dardan Molliqaj

Policia ka arrestuar kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqaj, në bazë të një urdhër arresti të Gjykatës themelore të Prishtinës.

Për shkak se Dardan Molliqaj kryetar i Partisë Socialdemokrate (PSD) dhe i akuzuari tjetër Fatos Sahiti kanë munguar në seancën e së mërkurës, ka dështuar sërish të nis gjykimi në rastin ku të njëjtit ngarkohen për përleshjen fizike mes tyre dhe deputetit të Vetëvendosjes, Haki Abazi, pas një debati televiziv më 2019.

Për këtë shkak ndaj Molliqajt dhe Sahitit, gjykata ka lëshuar urdhërarrest, transmeton Telegrafi.

Ai është arrestuar nga policë civilë, pasi përfundoi protesta e veteranëve të UÇK-së, ku ai, bashkë me anëtarë tjerë të PSD-së merrnin pjesë.