Fjalë Kyçe

Arrestohet dhe dërgohet në mbajtje i moshuari që tentoi ta sulmojë Rrahman Jasharajn

Arrestohet dhe dërgohet në mbajtje i moshuari që tentoi ta sulmojë Rrahman Jasharajn

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin për për tentim-sulmin ndaj kryetarit të Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë, Rrahman Jasharaj.

I njëjti sipas policisë me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, shkruan Reporteri.net.

”Shkolla “Ismail Qemali”, Prishtinë 05.09.2022 – 11:40. Raportohet se viktima mashkull kosovar, është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar i cili ka tentuar ta sulmojë edhe fizikisht. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Tentimi sulmi ndaj Jasharajt u bë ditën e djeshme, kur kryetari i SBASHK-ut mbajti një takim me mësimdhënës në shkollën “Ismail Qemaili” në Prishtinë.

Në mbyllje të mbledhjes, një person i moshuar që ishte prezent në mbledhje ka tentuar të sulmojë Jasharajn kur ai ishte duke dalë nga dera e klasës ku po mbahej mbledhja.

I menjëhershëm ishte reagimi i pjesëmarrësve në mbledhje, të cilët kanë larguar personin që tentoi të sulmonte Jasharajn.