Një i dyshuar është arrestuar dje në fshatin Sigë të Pejës pasi që gjatë kontrollit në depon e tij gjendeshin lëkura të kafshëve, 3200 kg mish të llojeve të ndryshme gjithashtu në stallë janë identifikuar shtatë krerë lopë dhe gjedhe të pa matrikuluara, të cilat janë konfiskuar nga inspektorët komunal.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar, njofton Klan Kosova.