Një aksident trafiku ndodhi gjatë ditës së djeshme në Gjilan. Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë, për shkak se derisa ishte duke drejtuar veturën ka shkaktuar aksident duke goditur këmbësorin i cili kishte qenë duke kaluar rrugën.
Si pasojë e aksidentit, viktima kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.
“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.”