Fjalë Kyçe

​Arrestohet edhe i dyshuari i dytë për vrasje në tentativë në Shtime

​Arrestohet edhe i dyshuari i dytë për vrasje në tentativë në Shtime

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të dyshuarin e dytë për veprën “Vrasje e mbetur në tentativë”, e cila ka ndodhur më 24 janar në Shtime.

Sipas policisë, një person kishte pësuar lëndime të rënda trupore, pasi që ishte rrahur nga dy persona të tjerë.

“Personi i lënduar me inicialet K.L (M/K) i moshës 22 vjeçar pasi kishte pranuar ndihmën e parë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, i njëjti ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit kishin ikur nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kurse, i arrestuari i parë për këtë rast është A.N, 28-vjeçar ndërsa sot është arrestuar M.N, 25-vjeçar, shkruan sinjali.

“Ndërsa, sot datë 03.02.2022 rreth orës 15:50 është arrestuar edhe i dyshuari I dytë me inicialet M.N (M/K) i moshës 25 vjeçar dhe pasi është intervistuar nga policia në prani edhe të avokatit mbrojtës me detyrë zyrtare, me vendim të Prokurorit të rastit është iniciuar rasti ‘’Vrasje e mbetur në tentativë , në bashkëkryerje’’ dhe i njëjti është ndaluar për 48 orë për procedura te mëtejme hetimore”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.