Fjalë Kyçe

Arrestohet edhe personi i gjashtë për afro 57 kilogramë drogë

Arrestohet edhe personi i gjashtë për afro 57 kilogramë drogë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar edhe personi i gjashtë pas aksionit anti-drogë të zhvilluar në Mitrovicë dhe Fushë Kosovë.

“Lidhur me rastin, janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj tre shtetas të Shqipërisë dhe tre kosovarë nën dyshimin e bazuar se të njëjtit merreshin me shitblerjen e narkotikëve. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë kontrollit dje në dy vetura dhe në një shtëpi janë gjetur dhe konfiskuar afro 57 kilogramë drogë e llojit Marihunaë, katër automjete tri prej tyre me targa të Shqipërisë, tetë telefona celular, 10 mijë e 500 euro, disa Lek të Shqipërisë e Denar të Serbisë.