Fjalë Kyçe

Arrestohet gjilanasi i dyshuar për dhunimin e një të miture

Arrestohet gjilanasi i dyshuar për dhunimin e një të miture

Policia e Kosovës në Gjilan ka arrestuar një person i cili dyshohet se e ka dhunuar një femër të mitur.

Viktima në shoqërimin e nënës së saj, e kanë raportuar rastin në polici.

Ajo tha se në muajt janar-shkurt, të këtij viti është dhunuar nga i dyshuari mashkull madhor kosovar.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari i lartcekur dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, njofton raporti 24 orësh i policisë përcjell Klan Kosova.