Sot rreth orës 05:15 policia është informuar se ne rrugën “Shote Galica” në Prizren, ankuesi kishe raportuar rastin na polici se i është thyer vetura e tije tipit Vë Golf 7, me targa vendore nga personi i panjohur.
Policia e Kosovës njofton se pas një pune operative, njësiti patrullues kishin arritur ta zbulojnë identitetin dhe lokacionin e të dyshimtit për vjedhjen në veturën e ankuesit.
“Në lidhje me këtë rast është arrestuar dhe ndaluar i dyshimti A.Q, i lindur në vitin 1973,m/a/sh.I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policor ne prani e avokatit mbrojtëse i cili ka pranuar rastin e vjedhjes, po ashtu edhe tri raste tjera te vjedhjeve nga veturat. Në lidhje këtë është informuar Prokurori kujdestar, i cili ka lëshuar vendim mbi ndalimin për 48 orë. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në njoftimin e PK-së.