Fjalë Kyçe

Arrestohet i dyshuari për rastin vrasje e rëndë në tentativë

Arrestohet i dyshuari për rastin vrasje e rëndë në tentativë

Dje rreth orës 19:30, policia ka pranuar thirrjen për një rast të kanosjes të ndodhur në rrugën “Plava” në Prishtinë.

Njësia policore menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe duke dhënë urdhra të ligjshëm ka provuar të ndaloj të dyshuarit.

Një i dyshuar, respektivisht vozitësi i veturës, ka refuzuar respektimin e urdhrit policor si dhe ndaljen, me ç’ rast vrullshëm ka drejtuar veturën e tij, VW, Polo, me targë Kosove, për t’i ikur policisë.

Me këtë rast, me veprimin e tij, i dyshuari ka goditur me veturë zyrtarin policor, duke i shkaktuar lëndim të rëndë, për çfarë i është ofruar ndihma mjekësore.

Ndërkohë që policia ka nisur një hetim të shpejtë për ngjarjen, ka identifikuar të dyshuarin; L. L. 22 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, të cilin e ka lokalizuar dhe arrestuar pak kohë pas ngjarjes në rrugën “Abdulla Bojku” në Prishtinë.

Pas arrestimit, policia ka iniciuar një hetim për veprën penale “Vrasje e Rëndë në Tentativë” dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.