Një person është ndaluar dhe intervistuar sot nga policia pasi ishte i përfshirë në një aksident, në Duhël të Suharekës që kishte ndodhur më 10 janar.
I dyshuari kishte ikur nga vendi i ngjarjes pas ndodhjes së aksidentit, dhe nuk i kishte ofruar ndihmë viktimës.
Në njoftimin e policisë thuhet se vetura ishte me targa të Gjermanisë dhe se nuk i ishte i zhdoganuar.
“Automjeti është sekuestruar më 12.01.2022, në ora 16:00, ku është dorëzuar në Terminalin Doganor në Prizren. Në lidhje me këtë janë ndërmarr të gjitha veprimet ligjore ndaj te dyshuarit dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”,thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Më 10.01.2022 në ora 13:30, policia kishte pranuar nje informatë se në Duhël të Suharekës kishte ndodhur një aksident trafiku me lëndime trupore, ku njëri nga pjesëmarrësit në aksident me qëllim të shmangies nga përgjegjësia ka ikur nga vendi i ngjarjes. Drejtuesi i automjetit nuk u ndal në vendin e aksidentit, duke mos i ofruar ndihmë viktimës.
Zyrtar profesional nga njësitë e komunikacionit rrugor në Prizren, e hetuan rastin duke bërë verifikimin e automjetit dhe personit, të njëjtit e ndaluan të dyshimtin dhe e intervistuan për shkaktimin e aksidentit me lëndime dhe ikje nga vendi i ngjarjes.
Zyrtaret të policisë së NjRKRr. – Prizren, pas verifikimit zbuluan se automjeti ka qenë me targa gjermane dhe i ç’lajmruar dhe nuk ishte i zhdoganuar.
Automjeti është sekuestruar më 12.01.2022, në ora 16:00, ku është dorëzuar në Terminalin Doganor në Prizren.
Ne lidhje me kete janë nderrmarr të gjitha veprimet ligjore ndaj te dyshuarit dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rasti është nën hetime.