Fjalë Kyçe

Arrestohet i kërkuari nga policia, strehohej në një hotel

Arrestohet i kërkuari nga policia, strehohej në një hotel

Një 21 vjeçar me inicialet E. M., është arrestuar, ndërsa ishte i kërkuar që tri ditë nga ana e Policisë së Kosovës.Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha se policia kishte marrë informacion se i dyshuari për gjuajtje me armë zjarri në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë ishte strehuar në një hotel në fshatin Prugovc të Prishtinës.

Përveç arrestimit të 21 vjeçarit, Policia e Kosovës kreu edhe një bastisje nga e cila arriti të gjej dhe të sekuestroj një revole, 22 fishekë dhe dy karikatorë.“I dyshuar, i kërkuar edhe për vepra të tjera kriminale, pas arrestimit është dërguar në stacionin policor për tu proceduar më tej në përputhje me rekomandimet e prokurorit të shtetit”, tha Borovci për KALLXO.com.

Tutje ai shtoi se të gjitha nivelet e policisë në kuadër të drejtorisë rajonale të Prishtinës, me përkushtim të lartë po kryejnë detyrat zyrtare me qëllim të garantimit dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe parandalimit të akteve kriminale krejt kjo me qëllim të krijimit të rrethanave të sigurta për të gjithë qytetarët e vendit.