Fjalë Kyçe

Arrestohet Meriton Mjekiqi, dyshohet se gjuajti me armë

Arrestohet Meriton Mjekiqi, dyshohet se gjuajti me armë

Moderatori kosovar Meriton Mjekiqi është arrestuar nga Policia e Kosovës, sonte në Prishtinë.

Po raportohet se Mjekiqi është arrestuar pasi dyshohet se ka shtënë me armë në drejtim të një personi tjetër, ndërsa sipas burimeve të “Reporteri.net” ka ndodhur në afërsi të Ambasadës Amerikanë në lagjen “Arbëria”.

Gazeta Express ka tentuar të kontaktojë edhe me Policinë e Kosovës në rajonin e Prishtinës, por të njëjtit nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje deri në momentin e publikimit të lajmit.