Një mësuese në Florida është arrestuar nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale në raste të shumta me një student të mitur në makinën e saj.
Brittiny Lopez-Murray, mësuese 31 vjeçare në shkollën e mesme në Miami, thuhet se ka fjetur më një ish-nxënës të saj 14 vjeçar, disa herë në makinën e saj pasi ajo i dërgoi mesazh në gusht për të diskutuar rreth ndjenjave të saj, sipas një raporti policor të marrë nga Miami Herald, shkruan Dailymail, transmeton Klankosova.tv.
Sipas raportit, Lopez-Murray dhe nxënësi, shkëmbyen tekste mbi ‘sa shumë e kanë shijuar seksin me njëri-tjetrin’.
Bordi i Shkollave Publike – Miami Dade tha se ishte “i trishtuar dhe i zhgënjyer” për akuzat dhe njoftoi se kishte filluar procesin e ndërprerjes së punësimit të Lopez-Murray.
Mosha ligjore e pëlqimit në shtetin e Floridës është 18 vjeç, që do të thotë se çdo individ i moshës 17 vjeç ose më i ri në Florida nuk është ligjërisht në gjendje të japë pëlqimin për aktivitetin seksual.
Sipas raportit të policisë, marrëdhënia seksuale mes mësueses 31-vjeçare dhe ish-nxënësit 14-vjeçar filloi në gusht.
Lopez-Murray do të priste jashtë për të marrë studenti pas stërvitjes së basketbollit dhe më pas ata të dy do të përfshiheshin në akte seksuale në makinën e saj.
Ajo u arrestua të hënën në mbrëmje nën akuzat për vepra të shumta penale, duke përfshirë keqtrajtimin, ngacmimin dhe kryerjen e një akti seksual me një fëmijë, pasi motra e studentit thuhet se hasi në mesazhet në telefonin e tij dhe lajmëroi autoritetet të shtunën.
Babai i djalit gjithashtu zbuloi fotografi nudo të Lopez-Murray në telefonin e djalit të tij, sipas raportit.
Bordi i Shkollave Publike të Qarkut Miami Dade (M-DCPS) lëshoi një deklaratë mbrëmë dhe konfirmoi se ata do të ndërprisnin punësimin e mësuesit, transmeton Klankosova.tv.