Fjalë Kyçe

Arrestohet në Fushë-Kosovë 45-vjeçari i dënuar për dhunim

Arrestohet në Fushë-Kosovë 45-vjeçari i dënuar për dhunim

Një 45-vjeçar i dënuar për dhunim është arrestuar sot në Fushë-Kosovë.

Ai është i dënuar me pesë vjet burgim.

“Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale. Në një operacion të befasishëm që policia e Fushë Kosovës ndërmori sot, arriti të arrestojë personin e kërkuar; Sh. Sh, mashkull, 45 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me pesë vite burgim për veprën penale ‘Dhunimi’”, thuhet në njoftim.

I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit.