Policia e Kosovës ka arrestuar sot në veri politikanin serb, Aleksandar Arsenjevic.
Arrestimin e tij për Gazetën Express e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Në media po raportohet se ai u arrestua pasi i fishkëlloi kryeministrit Albin Kurti. I pyetur për këtë, Elshani vetëm është përgjigjur “ka fishkëllu”, pa treguar ndaj kujt.
Tashmë janë publikuar edhe pamjet nga momenti i arrestimit.
Ndryshe, Kurti ka bërë sot një vizitë në veri, më konkretisht në Leshak të Leposaviqit.
I shoqëruar nga ministrat Xhelal Sveçla e Elbert Krasniqi, ai ka vendosur gurthemelin e një stacioni policor.