Është arrestuar një person i dyshuar për dhunim në Prizren të premten.
Më 17 nëntor, sipas Policisë së Kosovës, në orët e vona është raportuar e zhdukur një e mitur.
Ndërkohë, që të nesërmen e mitura ishte paraqitur në shkollë.
“Me datë 18.11.2022, ne mëngjes e mitura paraqitet ne shkollë, nga familjarët njoftohet policia se vajza e raportuar si e zhdukur është paraqitë në shkollë. E mitura (13 vjeç) në polici ka deklaruar se gjate kohës sa ka qene e zhdukur (një natë) ka qëndruar në shoqërim me një person të moshës madhore (19 Vjeç) me te cilin kanë pas lidhje intime”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Policia menjëherë e ka arrestuar të dyshuar H.B., për veprën penale “Dhunimi”, pasi marrëdhëniet intime me personat nën moshën 16 vjeç cilësohen vepër penale ,
I dyshuari ka konfirmuar se ka pasur lidhje intime me viktimën.
Ai është ndaluar për 48 orë.