Fjalë Kyçe

Arrestohet një 22 vjeçar në Ferizaj, ishte në kërkim policor

Arrestohet një 22 vjeçar në Ferizaj, ishte në kërkim policor

Një 22 vjeçar me inicialet B.K., është arrestuar sot në fshatin Dubravë të Ferizajt.

22-vjeçari i cili po kërkohej nga Policia, u arrestua në shtëpinë e tij, rreth orës 18:40.

Policia bën të ditur se i njëjti është i dënuar me 6 muaj burgim për një rast të vjedhjes.

“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë për veprën penale ‘Vjedhje’ me dënim burgimi prej gjashtë (6) muajve”, thuhet në komunikatën e Policisë, përcjell sinjali.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.