Fjalë Kyçe

Arrestohet një aktivist i LVV-së

Arrestohet një aktivist i LVV-së

Gjatë konferencës së Presidentit të vendit, Hashim Thaçi, jashtë oborrit të Kuvendit të Kosovës është arrestuar aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Veron Hasani, njofton Klan Kosova.

Klan Kosova mëson se Hasani ishte duke ecur me dy miq të tij jashtë oborrit të Kuvendit dhe kishte thirrur drejt Thaçit “Hajn, Hajn”.

I njëjti më pas ishte arrestuar nga Policia e Kosovës.

Aktivisti tjetër i LVV-së, Fitim Pacolli, i cili ishte i shoqëruar me Hasanin tha para mediave se miku i tij ishte arrestuar dhe rrahur nga policia pasi kishte shprehur mendimin e tij si qytetar.