Një person është arrestuar të mërkurën në Gjakovë pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një grua.
Sipas njoftimit nga raporti 24 orësh i Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Në lidhje me rastin është njoftuar punëtori për mbrojtjen e viktimave, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.