Policia e Maqedonisë Veriore që patrullojnë autostradën kryesore kanë ndaluar një furgon me 58 emigrantë dhe kanë arrestuar tre persona të dyshuar, dy shtetas të Maqedonisë dhe një të Kosovës, nën dyshimin për kontrabandë me emigrantë.
Përmes një komunikate për media policia maqedone ka njoftuar se ky furgon është ndaluar të shtunën pasdite, shkruan Gazeta Insajderi.
Sipas policisë së Maqedonisë së Veriut thuhet se 56 persona nga Pakistani dhe Siria kishin qenë brenda në furgon. Policia emigrantët ka dërguar në një qendër strehimore në qytetin jugor të Gjevgjelisë, pranë kufirit me Greqinë ku pritet të depërtohen.
Pretendohet se emigrantët hynë në mënyrë të paligjshme në Maqedoni Veriore nga Greqia dhe duhej të transportoheshin në veri deri në kufirin e Serbisë dhe pastaj në vende të tjera evropiane.