Fjalë Kyçe

Arrestohet një person i kërkuar

Arrestohet një person i kërkuar

Policia e Kosovës ka arrestuar një person me i cili ishte i kërkuar nga gjykata themelore në Pejë- dega në Deçan.

“Policia e Kosovës – Stacioni Policor nё Deçan, me datë 05.03.2022,ka realizuar urdhëresën e Gjykatës Themelore Pejë- dega në Deçan. Pas një pune operativo-hetimore, ka arritur ta identifikoj lokacionin e personit te dyshuar të cilin e ka arrestuar.”, thuhet në komunikatën për media.

Personi i arrestuar i cili sipas urdhëresës së Gjykatës është i dënuar me burg në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh, i njëjti është dërguar në qendrën e paraburgimit në Prishtinë.