Fjalë Kyçe

Arrestohet një person në Drenas, theri me thikë të miturin

Arrestohet një person në Drenas, theri me thikë të miturin

Policia në Drenas ka arrestuar të mërkurën një person i cili dyshohet se ka therur me thikë një të mitur.

Rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Drenas, ku policia përmes raportit 24 orësh bën të ditur se viktima, i mitur, ka pranuar tretman mjekësor në QKMF në Gllogoc dhe pas trajtimit mjekësor është intervistuar.

Njësiti policor ka bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes.

Tek i dyshuari është konfiskuar arma e ftohtë (thika), ndërkaq më vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.