Fjalë Kyçe

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, po ekspozonte armën

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, po ekspozonte armën

Sot rreth orës 16:30, në në Fushë Kosovë, është arrestuar një person i dyshuar.

Personi është arresuar, pasi që në rrugë po u ekspozonte një armë zjarri dy personave të tjerë me të cilët ishte i shoqëruar.

Kjo ngjarje është vërejtur nga një hetuese policore, e cila ishte jashtë detyrës zyrtare.

E njëjta pasi është prezantuar si zyrtare policore, ka kërkuar nga i dyshuari që të nisen drejt stacionit policor.

“A.B, mashkull 45 vjeç, ka tentuar që gjatë rrugës të ikë, mirëpo zyrtarja ka reagur shpejtë, është vënë në ndjekje të tij dhe ka arritë që të arrestoj personin e dyshuar si dhe t’i sekuestroj armën e zjarrit.
Ndaj personit të dyshuar është iniciuar rasti për armëmbajtje pa leje. Pas përfundimit të veprimeve të nevojshme policore rasti do të procedohet në koordinim me prokurorin e shtetit.”, thuhet në njoftimin e policisë.