Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan nën dyshimet se më 16 dhjetor të këtij viti, ka sulmuar seksualisht një grua.
Ai është arrestuar të enjten ndërsa rastin në Policinë e Kosovës e ka raportuar viktima.
Ajo ka marrë trajtimin mjekësorë dhe pas procedurave policore është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.