Policia e Kosovës ka bërë të ditur ka arrestuar një person në Pejë, pasi që i njëjti dyshohet se ishte duke u përgatitur për të kryer një vrasje.
Arrestimi i të dyshuarit është bërë ditën e djeshme.
I njëjti është dërguar në mbajtje.
“Pejë / 31.01.2024 – 10:30. Më 28.03.2024 Drejtoria për Hetimin e Krimit të organizuar kanë arrestuar një person të dyshuar lidhur me veprën penale. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.