Është arrestuar një person në Prishtinë mbrëmë, me dyshime se ka vjedhur 1978 euro nga kasaforta e një lokali.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:50 mbrëmë, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Po ashtu në një rast tjetër në Prishtinë, një person ka raportuar se persona të panjohur kanë thyer një kasafortë dhe kanë vjedhur 100 euro. Policia është duke hetuar rastin.