Fjalë Kyçe

Arrestohet një person pas incidentit në Gjilan, ku u sulmua portieri i Ballkanit

Arrestohet një person pas incidentit në Gjilan, ku u sulmua portieri i Ballkanit

Një ngjarje e shëmtuar ndodhi sot në derbin e javës së 27-të në Superligën e Kosovës në futboll, mes Gjilanit dhe Ballkanit.

Gjithçka shkoi mirë deri në minutën 90+5, kur portieri i Gjilanit, Enea Koliçi, shënoi me kokë për ta barazuar rezultatin në 1-1 dhe pastaj ky derbi mori hijeshi të keqe.

Tifozët e Gjilanit shpërthyen pas golit të barazimit. Përveç festës, ata u futen edhe në fushën e lojës dhe sulmuan brutalisht portierin e Ballkanit, Stivi Frashërin. Nga pamjet e publikuara, u pa se disa prej tifozëve e kapen nga fyti Frashërin dhe e shqelmuan direkt në kokë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, për Express ka konfirmuar se tashmë është arrestuar njëri prej personave që ka qenë i involvuar në këtë incident, i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht portierin Stivi Frashëri.

Hashani gjithashtu tha se Policia është duke punua intensivisht për kapjen edhe të dyshuarve të tjerë.