Fjalë Kyçe

Arrestohet një person për djegien e banesës në Prishtinë

Arrestohet një person për djegien e banesës në Prishtinë

Një person është arrestuar pas djegies së një banese në rrugën “ Rrustem Statovci” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas Policisë shkak i zjarrit dyshohen të kenë qenë disa persona që po punonin ilegalisht në kabllot elektrike të cilat janë të vendosura në këtë ndërtesë.

“Mbështetur në rezultatet e para të hetimit si dhe të atyre të ekzaminimit të vendngjarjes është ngritur dyshimi e bazuar se tymi mund të jetë shkaktuar nga faktori njeri, saktësisht nga persona të dyshuar që në mënyrë ilegale kanë qenë duke punuar në kabllo elektrike dhe njësorët e rrymës, të cilat janë të vendosura në ndërtesat në fjalë. Gjë për të cilën policia ka shoqëruar në stacion policor një person të dyshuar”, njofton Policia.

Në këtë rast pasoja në njerëz nuk ka pasur, janë shkaktuar vetëm dëme të pjesshme materiale.