Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetase të Shqipërisë në Prishtinë, pasi e njëjta dyshohet se është marrë me trafikim njerëzish.
Arrestimi i saj ka ndodhur ditën e premte, rreth orës 13:30, transmeton Telegrafi.
“Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë, nën dyshimin se e njëjta ka kryer veprën penale të cekur si dhe është identifikuar një viktimë e supozuar e trafikimit”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajte.