Fjalë Kyçe

Arrestohet një zyrtar policor i dyshuar për dhunë ndaj bashkëshortes

Arrestohet një zyrtar policor i dyshuar për dhunë ndaj bashkëshortes

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një zyrtar policor në Prishtinë nën dyshimin se ka kryer veprën penale të dhunës në familje.

Në një komunikatë për media të premten, IPK-ja ka thënë se të enjten kishte marrë informacione për rastin dhe kishte intervistuar viktimën e rastit – bashkëshorten e policit.

Ndaj zyrtarit policor është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ai është suspenduar.