Një i dyshuar është arrestuar në Mitrovicë, pasi dyshohet se ka kanosur anëtarët e familjes së tij.
Në njoftimin e Policisë thuhet se gjatë veprimeve të zgjeruara hetimore hetuesit policorë pas një kontrolle në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe sekuestruar një armë të shkurtë të llojit pistoletë.
“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit. Ndërsa pas intervistimit, të dyshuarit J. Sh., 54 vjeçar, me vendim te prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim.