Fjalë Kyçe

Arrestohet pejani pasi rrahu gruan dhe dy vëllezërit

Arrestohet pejani pasi rrahu gruan dhe dy vëllezërit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Novosellë të Pejës pasi kishte rrahur bashkëshorten dhe dy vëllezërit e tij që tentonin ta ndalnin.

Sipas njoftimit nga policia, rasti ka ndodhur në mesditën e së mërkurës në rrugën “Zenel Podrimqaku” të fshatit Novosellë.

I dyshuari ishte duke e rrahur bashkëshorten e tij dhe në atë moment në shtëpinë e tij, në tentim për të ndërprerë rrahjen kishte ndërhyrë vëllai i të dyshuarit. Por edhe ai u bë viktimë, pasi i dyshuari e goditi me grushte. Ndërkohë kishte ardhur edhe vëllai tjetër i të dyshuarit, që pësoi edhe më keq. Këtij, i dyshuari, iu kthye duke e goditur me kondak të armës, duke i shkaktuar lëndime të dukshme në kokë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Kosovës, konkretisht njësiti policor pranë Stacionit policor në Pejë, me datë 28.8.2019 rreth orës 13:00, është informuar për një rast në rr.’Zenel Podrimqaku’, në fshatin Novosellë-Pejë.

Një person viktimë shkon tek shtëpia e të dyshuarit (vëllait të tij), i cili ishte duke shkaktuar dhunë (rrahur) bashkëshorten e tij, për të ndërhyrë-ndërprerë dhunën që ushtronte i dyshuari ndaj saj. Mirëpo, i dyshuari e sulmon edhe vëllain e tij viktimë duke e goditur me grushte, dhe ne ndërkohë aty vjen edhe viktima nr.2 (vëllai tjetër), atëherë i dyshuari futet brenda, nxjerr armen gjysmë automatike dhe me të sulmon edhe viktimën nr. 2 duke e goditur me tytë (kondak) të armës, më ç ‘rast i shkakton lëndime të dukshme në anën e djathtë të kokës.

Patrulla e policisë i përgjigjët vendit të ngjarjes, e fut situatën nën kontrollë, arreston personin e dyshuar të cilin e sjell në stacionin policor Pejë. Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur edhe Njësiti i Hetimeve i këtij stacioni.

I dyshuari, F.P. i lindur 1970 m/k/sh është intervistuar, arma e cila është përdorur në rast është konfiskuar. Pas intervistimit të dyshuarit me urdhër i caktohet ndalimi policor dhe dërgohet në mbajtje për 48 ore. Viktimave u ofrohet ndihma mjekësore dhe pas intervistimit lirohen.

Rasti me urdhër të prokurorit është iniciuar si më larë.