Për kërcënimin me vdekje të Presidentit Aleksandar Vuçiq, policia serbe mbrëmë ka arrestuar një person, raportojnë mediat serbe.
Personi i arrestuar, e kishte kërcënuar presidentin Vuçiq, nëpërmjet rrjetit social Instagram. Ai është marrë në pyetje Prokuroria në Beograd.
Sipas Tanjug, personi i arrestuar e ka pranuar kryerjen e krimit, megjithatë është mbrojtur duke thënë se nuk e ka përdorur teraprinë e përshkruar nga mjeku, shkruan Express.
Pas paraqitjes së tij në gjykatë, prokuroria ka kërkuar nga gjykata për ta ndaluar.
Personi me inicialet N.S, nga Beogradi, e ka prezantuar veten si një ish-aktor amator dhe tekstshkrues këngësh. Ai kishte publikuar në Instagram një këngë, ku bënte thirrje për vrasjen e Vuçiq.