Fjalë Kyçe

Arrestohet personi i katërt i dyshuar për vrasjen e veteranit të UÇK-së në Nekoc të Drenasit

Arrestohet personi i katërt i dyshuar për vrasjen e veteranit të UÇK-së në Nekoc të Drenasit

Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar I.S për vrasjen e veteranit të UÇK-së, Qamil Demiri më 22 gusht të vitit 2020.Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga Policia e Kosovës (PK), ku thuhet se i njëjti ishte në arrati që kur kishte ndodhur “vrasje e rëndë” dhe se Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, kishte lëshuar urdhërarrest ndaj tij, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar të mërkurën në rrugën “Tringë Ismajli” në banesën ku ka qenë duke jetuar dhe i është gjetur një pistoletë me një karikator me 3 fishekë.‘‘

I njëjti është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës sipas detyrës zyrtare dhe me aktvendim mbi ndalimin nga prokurorja e rastit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë’’, thuhet në njoftimin e Policisë.Ndryshe, lidhur me këtë rast ishin arrestuar edhe tre të dyshuar për përfshirje në rast.